Lajmet e fundit

Një nënë adoleshente vdiq nga tromboza e thellë në ditën kur zbuloi se fëmiu i saj i palindur ishte i shëndetshëm dhe mirë.
Pesë muaj shtatzënë, Scarlett Holyoake, 18 vjeçare, kishte bërë teste për të zbuluar nëse foshnja e saj kishte sindromën Down.
Asaj i është thënë se fëmiu është mirë – por ajo vdiq katër orë më vonë, transmeton Klan Kosova.
Baba i fëmijës, Sam Moulder, 20 vjeçar tha: “Ajo ishte shumë e lumtur para se të vdiste – kishte shumë dëshirë të ishte nënë”.
“Para se të vdiste, ne kemi bërë testin për të parë nëse fëmija kishte shans për të qenë me sindromën Down”.
“Rezultatet treguan se fëmija do të jetë mirë”.
Sam vazhdoi: “Ne mësuam se fëmiu është djalë, madje edhe kemi vendosur që emrin ta kishte Rocco”.
“Scarlett nuk ka dashur një emër të mërzitshëm, kështu që unë i bëra asaj një listë të emrave të fëmijëve dhe ajo e zgjedhi Rocco”.
Sam ishte me Scarlett kur ajo vdiq në shtëpinë e saj në Risca, Newport, së bashku me nënën e saj Gayle Whatley, 53 vjeçare, njerkun dhe vëllain e vogël.