Një nënë e një fëmije, 20 vjet më e re se i fejuari i saj, ka thënë se njerëzit mendojnë sikur është vajza e tij, transmeton Klan Kosova.
Helen Brigde, 25 vjeçare, pretendon se ajo dhe i fejuari i saj Paul Korb, 45 vjeçar, shpesh shikohen çuditshëm në rrugë.
Por, edhe pas diferencës së madhe në moshë, Helen thotë se Paul është dashuria e jetës së saj dhe se ata injorojnë çdo kritikë që marrin.
“Mosha e tij nuk ka qenë kurrë me rëndësi për mua sepse unë e dua për atë që është. ‘Çmendem’ kur njerëzit më marrin për vajzën e tij”, ka thënë Helen.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.