Lajmet e fundit

Takimi informal i liderëve të rajonit për të diskutuar mbi procesin e Berlinit, takim ky që do të mbahet në Tiranë në tetor, tashmë ka përfunduar.
Në takimin, që u mbajt në “Vilën 30” qeveritare në Tiranë, pjesëmarrës ishin krerët e shteteve të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës dhe të Serbisë, ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.
E para që doli nga takimi ishte kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ndërsa pas saj vazhduan të dalin edhe të tjerët.
Të gjithë u përcollën nën përqafimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Kujtojmë se në këtë takim, ku po merr pjesë edhe komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, nga Kosova nuk ishte askush i pranishëm. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber