Nën masa të rrepta sigurie, drejt Shqipërisë u ekstradua "Baroni i drogës", Gëzim Çela.
Pamjet nga ky operacion i ka publikuar ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla.
Balla tha se kjo u mundësua falë bashkëpunimit mes strukturave të Policisë së Shtetit me atë të Kosovës.
Ai theksoi se ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
“Përgëzoj Policinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor që u finalizua me ekstradimin e kreut të një organizate kriminale, i cili ishte i prej shumë vitesh i kërkuar nga drejtësia. Ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, shkroi ai.
Çela u arrestua më 9 dhjetor të vitit të shkuar pasi doli në përgjimet e operacionit të prokurorisë, “Flakë në det”.
Nga ky aksion u godit një grup kriminal që përdorte gomone të fuqishme për të shkëmbyer kanabis me kokainë në mes të detit.
Më 27 shkurt, Ministria e Drejtësisë, kishte njoftuar se Kosova kishte pranuar kërkesën për ekstradim.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.