Lajmet e fundit

Nën masa të rrepta sigurie, të dyshuarit Haki Bela, Edmond Lika, Rilind Murati, Shkëlqim Kuka, Diamant Gashi dhe Vatan Çakaper janë sjellë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, lidhur me vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika.
Seanca është planifikuar të nisë nga ora 09:00, ndërsa prezente është edhe bashkëshortja e të ndjerit Lika, raporton Klankosova.tv
Ndërkohë, sipas aktakuzës, më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, afër vendit ku ka jetuar viktima, të pandehurit në bashkëkryerje me të miturin (Rejan Bela, i cili nuk është prezent pasi i njëjti në kohën e kryerjes së veprës penale kishte qenë i mitur), me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter Muhamed Lika, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ndërron jetë, e pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.