Këngëtari zviceran Nemo është rikthyer për të përsëritur këngën e tij fituese nga viti 2024, The Code.
Arena ishte e mbuluar me dritë të bardhë ndërsa 25-vjeçari performoi një version të përforcuar të këngës, i veshur me një fustan që duket si një fustan nusërie.
Duke folur për BBC përpara konkursit, Nemo tha se fitorja në Eurovision në Malmo vitin e kaluar "e ktheu jetën time përmbys në mënyrën më të mirë të mundshme".
"Gjëja më e rëndësishme ishte [se] fitova shumë vetëbesim tek vetja si artist".
"I shton një nivel relaksimi procesit të krijimit, sepse e di që mund t'i besoj intuitës sime kur bëhet fjalë për shkrimin e këngëve dhe performancën", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.