Një delegacion iranian do të udhëtojë sot në Pakistan për të filluar negociatat me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës.
Këtë e ka konfirmuar ambasadori i Iranit në Pakistan, raporton BBC.
Ata do të takohen të shtunën me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance në Islamabad.
Reza Amiri Moghadam, ambasadori iranian në Pakistan, ka postuar në X se bisedimet do të bazohen në 10 pika të propozuara nga Irani.
“Bisedimet do të zhvillohen pavarësisht skepticizmit të opinionit publik iranian për shkak të shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga regjimi izraelit për të sabotuar iniciativën diplomatike", ka thënë Moghadam. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.