Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur lidhur me pretendimet për negociata të mundshme me presidenten Vjosa Osmani dhe mundësinë që ajo të jetë bartëse e listës së kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme.
Gjatë intervistës, Haziri theksoi se partia e tij nuk është e përfshirë në bisedime me presidenten për çështje të tilla politike.
Ai nënvizoi se posti i presidentit kërkon respekt institucional dhe se LDK-ja e konsideron këtë zyrë me rëndësi të veçantë për shkak të historisë.
“E vërteta e vetme është se Vjosa Osman-Sadriu është në zyrë si Presidente deri më 5 prill të këtij viti, me autorizime të plota dhe i takon vetëm asaj që gjatë kësaj kohe të bëjë vlerësime, zbardhje apo me shkaktu procese politike që i ka në autoritet dhe në vendimmarrje”.
“LDK-ja nuk ka qenë në negociata, as nuk është në negociata me autoritete të tilla, sepse ne e dimë përfaqësimin, çka do të thotë President i Republikës. Kjo është një lloj lidhje edhe emocionale me atë zyrë, LDK-ja e ka pasur gjithmonë Presidentin dhe Zyren e Presidentit jashtëzakonisht të ndjeshme, për shkak të historisë”, u shpreh ai./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=VuLx36eqeCw
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.