Lajmet e fundit
Çeku mendon se shkuarja e Carlos Tevez do të ketë impakt tek Juventus, pasi Tevez është i pazëvendësueshëm në pozitën e tij.

Legjenda e Juventus, Pavel Nedved, mendon se Mario Mandzukiq nuk ka kualitetet e nevojshme për të zëvendësuar Carlos Tevezin.
Tevez ka vendosur që të rikthehet në Argjentinë tek Boca, pas dy edicioneve të suksesshme me 'Zonjën e Vjetër' dhe Nedved mendon se ai është i pazëvendësueshëm.
"Tevez është i pazëvendësueshëm. Kjo është humbje e madhe për Juventus, pasi ai ka bartur barrën e skuadrës dy vitet e fundit".
"Ai ka marrë këtë vendim për shkak të familjes së tij, prandaj duhet respektuar".