Lajmet e fundit

“Null Shtern” i ka thyer të gjitha stereotipet rreth hoteleve të sofistikuara.
Në thelb aty nuk ka asgjë përveç një shtrati dhe disa tavolinave anash. Nuk ka as dyer, as mure dhe as tavan – vetëm pamje madhështore të Alpeve zvicerane rreth e rrotull jush.
“I kemi hequr qafe të gjitha muret, kështu që asgjë nuk mund t’ju dalë në mes jush dhe eksperiencës tuaj”, thotë rreth dizajniit njëri prej themeluesve të këtij hoteli ‘origjinal’.
Në gjermanisht emri i hotelit përkthehet në “Zero Yje”, por sidoqoftë ju do t’i keni me miliarda yje lart mbi ju.
Megjithatë, si çdo hotel i rregullt, “Null Shtern” ofron shërbim në dhomë në formën e një shërbëtori personal, i cili jeton në një kabinë aty pranë. Ai gatuan mëngjes dhe darkë për mysafirët dhe ua dërgon ushqimin derisa ata janë ende në shtrat, transmeton Klan Kosova.
Për fat të mirë, rezervimet mund të anulohen në minutën e fundit për shkak të motit të keq.