Lajmet e fundit

Në fshatin Zmiq të Mitrovicës nga inspektorët për miniera dhe minerale ishte kryer një kontroll, ku ishin hasur aktivitete të kundërligjshme nga një kompani në një gurthyes.
Në raportin e policisë thuhet se Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i kishte ndërprerë aktivitetin kompanisë punën përkohësisht duke shpallur mjetet e punës si kamionët dhe ekskavatorët me te cilët kryheshin punimet të sekuestruara me shirita ndalimi në atë vend.
"Personat e dyshuar nga kompania kishin hequr po atë ditë shiritat ndalues dhe kishin marrë kamionët duke i dërguar në një vend punishte tjetër".
"Lidhur me rastin i dyshuari dhe dëshmitari meshkuj kosovarë janë intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar", thuhet në njoftim./Klankosova.tv