19.07.2019 · përditësuar para 2547 dite1 min lexim
Ne-Yo vendos shumë kapele.
Këngtëari, tekstshkruesi, producenti, aktori dhe valltari – që pothuajse asnjëherë nuk shihet pa kapele në kokë – së fundmi ka treguar se sa i rëndësishëm është ky aksesor për të.
Gjatë performancës së tij në një festival në Miami, fansat e kanë lutur Ne-Yo që ta hedhë kapelen e tij drejt turmës.
“Ju e dini se këto kapele për mua janë si fëmijët e mi. Unë nuk mund thjesht t’i hedhë fëmijët e mi ”, i është përgjigjur ai.
“Është e vështirë për mua që ta vendos kapelen e njëjtë dy herë. Unë nuk i kam numëruar kapelet në koleksionin tim për një kohë të gjatë, por herën e fundit që i kam numëruar ishin 12.000”, kishte thënë ai për “The Post” vitin e kaluar.
Ai kishte thënë po ashtu se kapelet e tij janë të shpërndara gjithandej, por se ai gjithmonë e di se cilën e do dhe ku e ka lënë atë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.