"Sipas të dhënave tona nuk kemi asnjë pjesëtar të KFOR-it të përfshirë në këtë aksident".
Kështu thuhet në përgjigjen e Misionit të NATO-s për Klankosova.tv
Nga gazeta Sinjali ishte raportuar se si pasojë e një vetaksidenti në Veternik, i cili ndodhi sot në mëngjes, lëndime trupore kishte pësuar edhe një pjesëtar i KFOR-it.
Lidhur me rastin, policia bëri të ditur për Klankosova.tv se si pasojë e këtij vetaksidenti që ndodhi në rrugën Ferizaj - Prishtinë, u lënduan dy persona, që u dërguan për tretman mjekësor.
https://klankosova.tv/vetaksident-ne-veternik-lendohen-dy-persona/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.