Familjarë e kolegë janë mbledhur për të nderuar aktoren e njohur Fatime Llugiqin, e cila ka vdekur dje në moshën 67 vjeçare.
Me rastin e ndarjes nga jeta të aktores Llugiqi është mbajtur mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtarë të Kosovës.
Drejtori i teatrit Agim Sopi, ka kujtuar aktoren dhe ka përshkruar karakterin e saj.
Sopi tha se Fatimja ishte aktore e heshtur, e cila sipas tij, ishte pjesë e jetës por nuk dëgjohej.
Te qetë dhe një grua me plotë pozitivistet a kanë përshkruar edhe koleget e saj aktore.
Aktorja Aurita Agushi e ngriti kujtimin e saj lartë duke e vlerësuar si person që i ka dhënë shumëçka në jetë.
Fatime Llugiqi kishte filluar punën si aktore në Teatrin Kombëtar që nga viti 1973. Ajo mbahet mend për rolin e saj në filmin “Migjeni” me regji të Ismajl Ymerit, sikurse edhe për role të shumta në teatër dhe filma të tjerë, si “Te ngujuarit”, “Hana prej letre”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Ana Karenina” etj.
Varrimi i aktores do të bëhet sot, në orën 14:30 në fshatin Lupç të Poshtëm.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.