Gjatë javës së kaluar, Angelina Jolie, habiti fansat e saj kur u pa duke dalë nga i njëjti restaurant me këngëtarin e njohur si “The Weeknd”.
Mirëpo, 46 vjeçarja, gjatë udhëtimit të saj në Nju Jork, ishte takuar edhe më herët me këngëtarin kanadez, madje me vete e kishte marrë edhe djalin e saj, Pax, 17 vjeç.
Burimi i tha The Sun: "Angelina ka qenë në kontakt me Abel për një kohë, ai ishte në Nju Jork në të njëjtën kohë me të dhe fëmijët.
"Ata u takuan për drekë privatisht. Ajo mori Pax së bashku sepse ai është një tifoz i madh dhe ata kaluan shumë mirë, ai ishte padyshim i emocionuar”.
"Ata janë thjesht miq, por kush e di se mund të ketë më shumë në të ardhmen, ai nuk e ka fshehur faktin se ai ka një simpati të madhe ndaj saj."
Aktorja fituese e çmimeve u pa në publik me yllin, emrin e vërtetë Abel Tesfaye, këtë javë pasi ajo dhe ish Brad Pitt arritën një marrëveshje kujdestarie mbi gjashtë fëmijët e tyre, pas një beteje të gjatë në gjykatë, shkruan The Sun, përcjell klankosova.tv.
Angelina dhe The Weeknd thuhet se kaluan orë të tëra në restorantin italian.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.