Arkeologët në Tajvan kanë zbuluar fosile njerëzore, të një nëne duke mbajtur fëmijën e saj, nga periudha e neoliteve.
Këto fosile janë gjurmët më të hershme të aktivitetit njerëzor në Taiwan, që daton mbrapa rreth 4 800 vite, kanë deklaruar zyrtarë të muzeut.
Më parë ka pasur zbulime në zonën e Taichung të kohës së hekurit, ndërsa këto zbulime të reja ofrojnë detaje rreth strukturës së komunitetit, situatës shëndetësore dhe origjinës, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.
Zbulimi më shokues ishte skeleti i një nëne rreth të 20tave me një fëmijë, gjinia e të cilit ende nuk dihet.
Në total ishin 48 eshtra të gjetur tek Ann He Road Ruin, dhe më të veçantë ishin eshtrat e nënës dhe fëmijës, kjo ngaqë shikimi i nënës ishte tek fëmiu që mbante në krahë.
Arkeologëve iu deshën 1 vit kohë për zbulimin, që nga maji 2014 deri në maj 2015, ku nxorrën 48 fosile njerëzore, pesë prej të cilave ishin të fëmijëve.
Ndiqeni më poshtë videon:
https://www.youtube.com/watch?v=Qe84jUjItu8&feature=youtu.be
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.