Një person është arrestuar në Suharekë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij.
Në raportin 24 orësh, Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjëksor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Suharekë 16.05.2025-20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.