Një burrë është arrestuar në Spanjë nën dyshimin për sulm, pasi dyshohet se ka infektuar 22 persona me COVID-19.
40-vjeçari pretendohet të ketë vazhduar të shkojë në punë dhe palestër pavarësisht se kishte një kollë dhe një temperaturë prej më shumë se 40 gradë celsius, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.
Në një deklaratë për media, policia spanjolle tha se burri kishte shfaqur simptoma për disa ditë, por refuzoi të shkonte në shtëpi nga puna në qytetin e Manacor.
Thuhet se ai kishte ecur rreth vendit të tij të punës, duke tërhequr maskën, duke kollitur dhe duke u thënë kolegëve se do t'i infektonte.
Pesë kolegë dhe tre shokë të tjerë të palestrës më vonë dolën pozitivë.
14 persona të tjerë, anëtarë të familjes së të infektuarve, gjithashtu u infektuan me COVID-19, përfshirë tre fëmijë njëvjeçar.
Ai bëri një test PCR në mbrëmje, por më pas shkoi në punë dhe palestër ditën tjetër ndërsa ishte në pritje të rezultateve.
Policia tha se kolegët e tij i thanë të shkonte në shtëpi, por ai nuk pranoi. Ai pastaj tërhiqte maskën, kollitej dhe thoshte: "Unë do të ju infektoj të gjithë juve me koronavirus".
Policia tha se askush nga njerëzit e prekur nuk u sëmur rëndë.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.