Një rrugë e sapo asfaltuar në Singapor, papritmas ka “përpirë” një makinë.
Sipas raportimeve, makinën ishte duke e ngasur një grua e cila ra në thellësi prej 3 metrash.
Një punëtor ndërtimi kishte shikuar ngjarjen i tronditur nga ana e rrugës teksa çarje të mëdha formohen fillimisht në rrugën përpara tij, pastaj toka hapet. Makina e parkuar sipër tyre anohet dhe përfundimisht përpihet plotësisht nga gropa.
Siç shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv, gruaja u dërgua në spital por shpëtoi me lëndime të lehta trupore.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.