Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës ka bërë të ditur se aty janë duhe u trajtuar gjithsej 33 pacientë.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se 22 nga këta pacientë janë postCOVID, përcjell Klankosova.tv.
“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës po trajtohen 33 pacientë, 22 post-Covid dhe 11 të tjerë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë”, thuhet në njoftim.
Tutje, ShSKUK ka bërë të ditur se me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.