Lajmet e fundit

Nëse pëlqeni vitin 1960, kjo shtëpi është për ju.
Por kjo do t’ju kushtojë, pasi që kjo shtëpi është në shitje për 240 mijë funte.
Shtëpia unike me katër dhoma gjumi - e cila është e quajtur Montana, është projektuar në vitin 1966 nga arkitekti Ronald Smith dhe ka mbetur e pandryshuar që nga atëherë, transmeton Klan Kosova.
Stili i saj i pazakontë ka kapur syrin e ekspertëve në The Ideal Show Home të cilët e kanë quajtur atë “Shtëpia e Vitit” në vitin 1967.
Ajo ka të njëjtat dollape, banjo, si dhe shkallët sikur pesëdhjetë vjet më parë.
Shtëpia, e cila është në rrugën Boscobel në Great Barr, ka qenë në pronësi nga e njëjta familje që nga viti 1967 dhe pritet të tërheqë oferta prej mbi 240 mijë funte në ankand Pennycuick Collins në Birmingham City Football Club më 2 mars.