Lajmet e fundit
Elita e futbollit të Kosovës rikthehet sot me sfidat e xhiros së 30-të.

Kryesuesja e tabelës, Ferronikeli do të udhëtojë në Mitroviocë, ku do të sfidoj Trepçën 89’, një ndeshje tejet e rëndësishme, sidomos për skuadrën e Gani Sejdiut.
Ndërkohë, ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme do të jetë edhe ballafaqimi mes Hajvalisë dhe Prishtinës. Skuadra e Ramiz Krasniqit alternative të vetëm do të ketë fitoren, sepse vetëm më pikët plota mund të shpresoj akoma në garën për titull të kampionit.
Edhe Besa që është e përfshirë në garën për kreun e tabelës, kërkon fitore në këtë javë në duel me Drenicën, derisa ndeshje interesante pritet luhen edhe në takimet tjera të kësaj xhiro.
Duhet cekur se nga kjo xhiro të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë, por dallim do të jetë vetëm tek koha e ndeshjeve për shkak të transmetimeve televizive.
Raiffeisen Superliga / Java e 30-të
Sot takohen:
14:00, Besa –Drenica
14:00, Trepça ‘89 – Feronikeli
16:00, Hajvalia – Prishtina
16:00, Kosova (V) – Vëllaznimi
16:00, Trepça – Istogu
16:00, Ferizaj – Drita