Në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar janë kryer pesë operacionet e para tek fëmijët me defekte në zemër.
Poashtu janë kryer 10 stentime, zgjerim i enëve të gjakut tek fëmijët, në kuadër të Kardiologjisë Invazive.
"Këto shërbimet janë kryer në mbështetje të misionit të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life” për trajtimin karidokirurgjik të fëmijëve kosovar.Të gjitha intervenimet janë kryer në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me stafin shëndetësorë të klinikave të QKUK-së", njofton Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës përcjell Klan Kosova.
Ekipi mjekësor, i cili do të qëndrojë në Kosovë deri në fundjavë, përbëhet nga kardiokirurgët dr. Françesko Santoro dhe dr. Ribiera Santoro, nga kardiologët dr. Herbert Stern dhe dr. Roberto Tumbarello, me kolegë të tyre.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.