Lajmet e fundit

Në Prizren të shtunën është organizuar program artistik “Simboli i Paqes, Muhamedi (paqja qoftë mbi të).
Në organizimin e këtij program nga Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera” ishin të pranishëm mbi 1500 veta, përfshirë, deputetë, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal, njofton Klan Kosova.
I gjithë ky organizim u bë për nder të ditëlindjes së të dërguarit të fundit të Zotit.
Edhe të pranishmit e çmuan lartë veprën e Profetit.
Një organizim i tillë para pak dite u mbajt edhe në Shqipëri nga të njëjtit organizator, Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”.
Atje ishte prezent edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në fjalën e tij tha se ka ardhur koha që mësim besimi të futet plan-programin arsimor.
Për më tepër shikojeni kronikën: