Në qytetin e Prizrenit u mbajt festivali multietnik i këngëve tradicionale, folklorit dhe valleve “Ballkanfest”.
Mbi 200 interpretues nga shoqëritë kulturore dhe artistike nga Kosova dhe vendet fqinje, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroaci, Bosnja dhe Hercegovina performuan për publikun, transmeton Klan Kosova.
Qëllim i këtij festivali është promovimi dhe ruajtja e këngëve tradicionale, folklorit, valleve, diversitetit kulturor dhe trashëgimisë kulturore ndërsa bashkon të gjitha komunitetit e Kosovës në një vend.
Festivali “Ballkanfest” është mbështetur nga Ministria e Kulturës, ndërsa në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i MKRS-së, Sylejman Elshani.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.