Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka në agjendën e tij ngjarje publike sot.
Siç raporton CNN, ai dhe ekipi i tij ndjekin nga afër përgjigjen iraniane ndaj vendimit të tij për të nisur sulme në tre centrale bërthamore iraniane.
Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth do të informojnë gazetarët mbi operacionin amerikan në Pentagon në orën 8 të mëngjesit sipas orës lokale. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.