Lajmet e fundit

Për nder të Ditës Ndërkombëtarëve të Koktejeve, shkolla e parë profesionale që trajnon baristët, Bar Academy, do të organizojë një festë.
Organizatori i kësaj feste njëkohësisht themeluesi i Bar Academy, Fisnik Bekolli, ka treguar se kjo është hera e parë që në Kosovë festohet kjo festë, njofton Klan Kosova.
“Sot është dita botërore e koktejeve ku do të ftohen miqtë dhe familjarë që të shijojnë disa nga koktejet klasik të përgatitur nga studentët e Bar Academy”.
Kjo festë do të mbahet nga ora 18:00 deri në 20:00 në lokalet e shkollës qe gjendet në Dragodan dhe do të jetë private.