Në qendrën "Libart", sot mbahet një tryezë diskutimi mbi raportin hulumtues “Shqyrtim kritik i lektyrave shkollore”. Ky raport, i publikuar më 23 prill 2025, ka ngjallur reagime të shumta në publik, duke problematizuar çështjen (që ishte synimi i vetë raportit), por shpeshherë edhe duke devijuar nga përmbajtja, gjetjet dhe konstatimet e tij.
Për t’i adresuar drejtpërdrejt dilemat e shfaqura, organizata ETEA, krahas konferencës së publikimit që po ashtu ishte publike dhe e hapur për publikun, organizon tryezë diskutimi për të trajtuar gjetjet dhe konstatimet e raportit.
Tryeza ka për qëllim të sqarojë qëndrimet e palëve, të mbledhë perspektivat e akterëve të ndryshëm dhe të adresojë ato brenda raportit dhe tek institucionet qeverisëse të arsimit dhe kulturës në nivel qëndror dhe lokal, transmeton Klankosoa.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.