Në Institutin Albanologjik të Kosovës po mbahet tryeza shkencore me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit e cila konsiderohet si shkrimtarja e parë grua në letërsinë shqipe, njofton Klan Kosova.
Për jetën dhe veprën e saj e cila u ndërpre dhunshëm nga diktatura e kohës në të cilën ajo jeton kanë folur njohës të letërsisë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Kjo tryezë ka për qëllim që ta bëjë të njohur sa më shumë veprimtarinë e saj letrare që për shkak të rrethanave ka mbetur ende nën hije, ani pse sipas studiuesve në Kosovë në 20 vitet e fundit emri i saj nuk është i panjohur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.