Lajmet e fundit

Henrikh Mhitaryan po lufton që ta shpëtojë karrierën e tij te Manchester United pas rënies nga forma në javët e fundit, pohon The Sun, përcjell Klan Kosova.
Armeniani pati një fillim të mbarë të sezonit, por tani po ka probleme me paraqitjet e tij, dhe u la jashtë formacionit në fitoren 4:1 të vikendit ndaj Newcastle.
Niveli i tij i fitnesit po bën që Jose Mourinho dhe stafi i tij të shqetëohen, ndërsa 28 vjeçari po lufton që ta dëshmojë se ia vlen të mbetet te United.