Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Mitrovicë, tek një burrë i cili ishte në ndalim policor.
Në shtëpinë e tij u gjetën dhe konfiskuan një pushkë automatike, katër karikatorë, 225 fishekë dhe dy krehër të zbrazët, transmeton Klankosova.tv.
“Më 08.09.2024 njësia e hetimeve ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili gjendej në ndalim policor. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike, 4-karikatorë, 225 fishekë dhe dy krehër të zbrazët. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.