Lajmet e fundit

Vajzat fillojnë ta shohin veten më pak të talentuara se djemtë që nga mosha gjashtë vjeçare, ka deklaruar një grup shkencëtarësh nga Shtetet e Bashkuara, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ata kanë thënë se ky fakt mund të ketë ndikim në karrierën e vajzave në të ardhmen.
Studimi ku kanë marrë pjesë 400 fëmijë, ka zbuluar se edhe vajzat pesë vjeçare e edhe djemtë, mendonin se gjinia e tyre është brilante.
Mirëpo vetëm një vit më vonë, dallimet në gjini paraqiten.
Ekipet e Universitetit Princeton, Neë York University dhe University of Illinois kanë thënë se kjo është mosha kur fillojnë të paraqiten stereotipet gjinore.