Aktorja e famshme, Cameron Diaz dhe burri i saj, muzikanti Benji Madden, kanë marrë epitetin prindër.
Lajmin për lindjen e vajzës e ka bërë vetë Diaz nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, njofton Klan Kosova.
“Jemi të lumtur, të bekuar dhe falënderues, që mund ta fillojmë dekadën e re me lajmin se jemi bërë prindër të vajzës së vogël, Raddix Madden. Menjëherë na i ka marrë zemrat dhe e ka përmbushur familjen tonë. Edhe pse jemi të mahnitur nga lajmi, duam ta mbrojmë vajzën tonë dhe t’i ofrojmë privatësi”, ka shkruar Diaz.
https://www.instagram.com/p/B63glM7BQAw/?utm_source=ig_embed
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.