Në Mitrovicë, të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.
Në qendrën më të madhe të votimit në Mitrovicë, në shkollën “Abdullah Shabani”, qysh nga ora 07:00 gjithçka ka shkuar në rregull, transmeton Klankosova.tv.
Sipas gazetares Altiana Zogaj, i vetmi problem në këtë qendër votimi është orientimi i qytetarëve në pjesët se ku do të votojnë, pasi këtë vit do të jenë më pak qendra të votimit.
Policia e Kosovës po vëzhgon nga afër procesin e votimit.
Risia e këtij procesi të votimit, janë edhe vëzhgimi nga kamerat.
https://www.youtube.com/watch?v=coWI36Q0RJ8
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.