Festivali i letërsisë “ZaNa Fest”, fillon sot nga ora 11:00 në Mitrovicë.
Edicioni i pestë i festivalit hapet me punëtori poetike me fëmijët e Down Syndrome Kosova – Mitrovicë, transmeton klankosova.tv.
Në këtë aktivitet, fëmijët do të ilustrojnë poezi nga edicionet e kaluara të ''ZaNa Fest'' në formë kartolinash, duke shprehur talentin dhe imagjinatën e tyre në një ambient të ngrohtë dhe kreativ.

Me moton “Udhëtimi”, për pesë ditë me radhë në këtë festival do të ketë aktivitete të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.
Këtë edicion juria e “ZaNa Festival” janë: Dije Demiri-Frangu, Bujar Meholli dhe Aleksandar Dundjerin.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.