Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ka thënë se e ardhmja e tij do të qartësohet të mërkurën ose enjten.
Këtë deklaratë ai e ka bërë pas u priu topçinjve drejt titullit të 13 të FA Cup.
Francezi është bërë menaxheri i parë që ka fituar shtatë herë këtë trofe, kur skuadra e tij mposhti Chelsean në Wembley 2:1, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kontrata e 67 vjeçarit skadon këtë verë dhe nënshkrimi i një të reje ka qenë subjekt i spekulimeve për muaj me radhë.
“E kam mbajtur medalen kështu që kjo nënkupton se kjo ishte një natë e veçantë”.|
“Do të shohim më pas se çfarë do të ndodh”, ka thënë francezi.
“Na lejoni që të kënaqemi sot dhe mos të flasim për të ardhmen”, ka shtuar ai.
Wenger ka treguar se të enjten ka një takim me bordin drejtues të skuadrës, por që gjithçka mund të mësohet edhe të mërkurën.