Lajmet e fundit

Të paktën 45 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një zjarri në Bangladesh.
Flakët kanë përfshirë një pronë në zonën e Bailey Road, në kryqytetin Dhaka, rreth orës 22:00.
Zjarri u hap me shpejtësi në shtatë katet e ndërtesës, duke bllokuar njerëzit brenda, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klankosova.tv.

Ministrja e Shëndetësisë, Samanta Lal Sen konfirmoi se në mesin e viktimave në incident janë edhe fëmijë.
Ajo tha se të paktën 33 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u deklaruan të vdekur në spital. Të paktën 10 të tjerë vdiqën pasi u dërguan në Institutin Kombëtar të Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike, Sheikh Hasina.
Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet pasi zjarrfikësit ende luftojnë me zjarrin në vendngjarje.
Shkaku nuk dihet ende.
