Lajmet e fundit

Pasi bëri një gjest demonstrativ për të shfaqur pakënaqësinë e tij kur u zëvendësua nga trajneri Antonio Conte, Lautaro Martinez i ka nxitur spekulimet sërish.
Conte e largoi argjentinasin nga loja në përballjen ndaj Shakhtar Donetsk-ut ndonëse i duhej sulm i fortë që do t’ia siguronte avancimin në fazën e nokautit në Ligën e Kampionëve.
Eventualisht, Interi mbeti baras dhe dështoi që t’i kalojë grupet, duke bërë që Lautaro ta kalojë pothuajse edhe një sezon zhgënjyes te Zikaltrit.
Ai është përfolur se ndihet i frustruar dhe se mund të kalojë te gjiganti katalunas, Barcelona, gjatë afatit kalimtar veror.