Sonte me fillim nga ora 21:00 do të fillojë finalja e garës së tenisit Miami Open, që këto dy javë u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aty do të ballafaqohen Grigor Dimitrov me Jannik Sinner, të cilët janë ndeshur më parë në tri raste.
Dimitrov ka një fitore, ndërsa Sinner ka dy sosh në përballjet direkte.
Për të arritur deri në finale, bullgari eliminoi Tabilon, Hanfmann, Hurkacz, Alcaraz dhe Zverev, ndërsa italiani eliminoi Vavassorin, Griekspoor, O'Connell, Machac dhe Medvedev.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.