Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Ferizajit.
Sipas policisë, ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në fshatin Loshkobare, disa të panjohur i janë futur në shtëpi dhe i kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme, transmeton klankosova.tv.
Polica e Kosovës thotë se rasti i cili dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23.00, është duke u hetuar nga njësitë relevante.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.