Lajmet e fundit

Këto deklarime Ambasadori Graiçevci i bëri përmes rrjetit social Facebook, duke publikuar një status që i dedikohet këtij filmi me përmabjetje historike të popullit shqiptar, të shoqëruar edhe me disa fotografi të momenteve të shfaqjes.
‘’Mbrëmë në Londër u shfaq filmi “Home” në regji të Daniel Mulloy, i cili iu kushtohet kauzës së refugjatëve, në prag 20 Qershorit, Ditës Botërore të Refugjatëve. E veçanta e këtij filmi është fakti që është bashkëprodhim Kosovë-Britani e Madhe dhe një pjesë e tij është xhiruar në Kosovë. Filmi synon të sensibilizojë opinionin botëror ndaj fatit tragjik të refugjatëve nga e mbarë bota. Koha në të cilën po jetojmë, është periudha më e keqë të jesh refugjat në botë. Sipas statistikave të UNHRC, të publikuara sot, në botë janë rreth 65 milionë refugjatë që kanë nevojë për ndihmë dhe strehim. Kush më mirë se vetë kosovarët mund të rrefejnë se si është të jesh refugjat. Aktorja e mirënjohur kosovare, Arta Dobroshi, bashkëproducente e filmit “Home”, gjatë bisedës pas filmit, foli me pasion të veçantë për gjendjen kur edhe ajo vetë ishte refugjate, duke bërë thirrje që refugjatët të trajtohen me humanizëm, sepse ata janë njerëz si ne dhe nuk dallojnë nga ne. Një falenderim i veçantë u bë për kontributin e Shpend Qamili nga Ekipi për Kosovën i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i cili ka ndihmuar për realizimin e filmit. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe institucionet e tjera qendrore dhe lokale në Kosovë gjithashtu kanë ndihmuar filmin.’’, tha Lirim Graiçevci në Facebook.
