Zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Bujqësi dhe Pylltari kanë hyrë sot në ambientet e ndërmarrjes ilegale serbe "Serbia Shuma", në Leposaviq.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani, tha se zyrtarët e agjencisë e konsiderojnë këtë objekt si pronë të tyre.
Ai theksoi se tani kjo ndërmarrje serbe do të mbyllet.
Numri dy i policisë në veri deklaroi tutje se në këto hapësira pritet të vendoset ndërmarrja publike kosovare për mirëmbajtjen e pyjeve.
Veton Elshani shtoi se në këtë rast policia e rajonit të Veriut ka pasur vetëm rol asistues në këtë aksion të ndërmarrë nga zyrtarët e Prishtinës, ndërsa nuk dha detaje më shumë lidhur me rastin.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.