Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti sot mbledhjen e radhës ku në rend dite pati shqyrtimin e tre projektligjeve të cilat edhe u miratuan nga anëtarët e këtij komisioni.
Me shumicë votash propozimi i cili ishte sjell nga Qeveria, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sport i ndryshuar dhe plotësuar kaloi me 4 vota për, 2 kundër dhe një abstenim.
Anëtaret e këtij komisioni kanë votuar edhe për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sponzorizimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Ky projektligj kaloi pa asnjë ankesë, me 6 vota pro.
Komisioni ka votuar edhe për projektligjin , i cili ka për qëllim parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive të ndryshme në ngjarjet sportive.
Për këtë projektligj pati 4 vota për, 2 kundër dhe 1 abstenim.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.