Një ndërtesë 70-katëshe në Kinë, është evakuuar, pasi kishte filluar të lëkundej, duke i detyruar personat që ishin brenda të largohen me shpejtësi.
Autoritete lokale, ende nuk e dinë se pse ndërtesa filloi të lëkundej, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.
Ka nisur një hetim për shkaktarin e lëkundjes sepse në atë kohë nuk ishte regjistruar as një tërmet.
Kina është e njohur për shembjen ndërtesave.
Në maj të vitit të kaluar, një hotel i cili përdorej për karantimin e personave ndaj COVID-19, ishte shembur duke i vrarë 29 persona.
https://twitter.com/dZnJUCdo4FlZqgd/status/1394545848495837187?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1394556108426018816%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es3_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-asia-china-57161083
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.