Lajmet e fundit

Libri Kënga e Solomonit i autores Toni Morrison, u botua në vitin 1977 dhe u prit nga kritika shumë mirë. Lexuesit amerikanë kishin gjetur një zë të ri. Intriga e romanit që flet për një të ri që kërkon një traditë popullore frymëzuese, njihej nga libra të tjerë të autorëve afro-amerikanë, por mënyra e të shprehurit të shkrimtares Morrison, sa e ndërlikuar aq e thjeshtë, sa urdhëruese, aq e afrueshme, i jep romanit magjepsje amerikano-latine.
Po të kthehemi pas, nga vepra Sula (1973) te romani i saj i parë, Syri më i Kaltër (1969), shihet që ajo provon versione të ndryshme të asaj që e quan “bisedën” e saj, duke provuar përmes temash modeste tonin dhe timbrin që i japin shprehi origjinale materialeve të shumta kulturore të përfshira në veprën Kënga e Solomonit.
Si dhe pse arriti ajo në atë zë të veçantë, ishin pyetjet që më sollën në zyrën e shkrimtares Toni Morrison, në Random House (ku punon si redaktore) vetëm pasi përfundoi veprën Fëmija Katran (Tar Baby). Edhe pse intervista jonë u ndërpre disa herë, kur filloi të fliste për të shkruarit, shkrimtarja u përqendrua jashtëzakonisht shumë dhe me tërë vëmendjen.
Kjo, dhe jo biznesi i botimeve apo bisedat e shkurtra, -ishin dukshëm vendi ku ajo jetonte. Pavarësisht nga çfarë shprehu, -besnikëria e saj ndaj lexuesit të zakonshëm, personazheve të saj të çuditshëm dhe interesit të saj për folklorin, – dashuria e saj për gjuhën ishte nënteksti dhe mësim i vazhdueshëm i qëndrimit të saj.
Ajo kryen aktin e fjalës. Gertrudë Shtajn (Gertrude Stein) thoshte se poezia nënkupton “të përkëdhelësh emra”. Shkrimtares Toni Morrison nuk i pëlqen ta quajnë shkrimtare poetike, por kjo është lidhja e saj pothuajse fizike me gjuhën, e cila i lejon të tregojë historitë e vjetra që ajo e ndien se janë më të mirat.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.