Filmi “Në kërkim të Venerës” me skenar dhe regji nga Norika Sefa, është shpërblyer me çmimin “The Peter Liechti Aëard” në Basel të Zvicrës.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. drejtor fotografie Luis Armando Arteaga, montazha Stefan Stabenow, skenografia Arben Shala, zëri Risto Alchinov, kostumografia Desantila Lika, grimi Lidona Berisha.
Ky film i metrazhit të gjatë premierën botërore e pati në festivalin ndërkombëtar të filmit të Roterdamit (IFFR), duke u bërë filmi i parë kosovar që mori pjesë në këtë festival, transmeton Klan Kosova.
