Lajmet e fundit

Juniku në këto zgjedhje ka vetëm një qendër votimi në dispozicion të qytetarëve.
Qendra e votimit “Edmond Hoxha” është hapur me kohë. Gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, ka raportuar nga vendi i ngjarjes, duke sjellë detaje rreth mbarëvajtjes së procesit, njofton Klankosova.tv.
Menaxheri i qendrës së votimit, Bekim Gaxherri, ka bërë të ditur se për të krijuar një ambient më të qetë dhe relaksues, në televizorin e qendrës është vendosur muzikë.
Sipas tij, mbi 100 qytetarë e kanë ushtruar të drejtën e votës deri më tani, ndërsa në komunën e Junikut janë rreth 5 mijë e 400 persona me të drejtë vote.