Në Izbicë të Skenderajt ka nisur aktiviteti përkujtimor dhe sportiv “Vrapimi i Marsit - Izbica 147”, në nderim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 200 vrapues, përfshirë edhe vrapues të njohur ndërkombëtarë.
Gara zhvillohet në dy distanca, 21 kilometra dhe 10 kilometra.
Po ashtu, në kuadër të këtij organizimi mbahet edhe një vrapim i veçantë për fëmijë.
Ndërkaq, para fillimit të garës, bëhen homazhe te varrezat./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.