Nëntë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit, në mesin e të cilëve ishte edhe ikona e basketbollit Cobe Bryant së bashku me vajzën e tij.
Mësohet se Bryant ka qenë duke shkuar me vajzën e tij Gianna Mari për ta shikuar një ndeshje basketbolli, transmeton Klan Kosova.
Fillimisht u raportua se pesë persona kanë humbur jetën në atë aksident tragjik, por tani është konfirmuar se nëntë persona kanë qenë në helikopter.
Sherifi i rrethinës së Los Angelosit ka konfirmuar se nëntë persona kanë mbetur të vdekur në rrëzimin e helikopterit, 45 kilometra larg zonës kryesore të qytetit.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.