Është arrestuar një person, pasi për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimit të veturës ishte vetaksidentuar dhe si pasojë ka dëmtuar dy shtylla anësore të rrugës.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimit të veturës me targa vendore kishte shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë ka dëmtuar dy shtylla anësore të rrugës”.
“Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit me alkool-test dhe ka rezultuar 1.39 promil. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.